top of page

Bibla, Shkrimi i shenjtë, “Së bashku” është botim i Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë. Përkthimi i saj nga gjuhët fillestare në shqip është një arritje e spikatur dhe historike, sa i përket përkthimit të Shkrimit të shenjtë në shqip. Puna dhe përkushtimi i përkthyesve, si dhe bashkëpunimi me të gjitha kishat e krishtera e bënë të mundur këtë vepër.

Tradita “Së bashku”

Tradita e përkthimit “Së bashku” është njëzetvjeçare tashmë. Në vitin 2000, Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë filloi përkthimin e Dhiatës së Re “Së bashku”. Ajo u përkthye nga origjinali greqisht, në një hark kohor shtatëvjeçar, prej një ekipi të përbërë nga tre përkthyes. Secili përfaqësonte përkatësisht Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Kishën Katolike dhe Kishat Protestante.

Dhiata e Re “Së bashku” u botua për herë të parë më 2007-ën. Ajo është ribotuar disa herë tashmë, duke kapur një tirazh prej 50,000 kopjesh.

Më 2009-ën, Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë iu vu punës për përkthimin e Dhiatës së Vjetër, në mënyrë që të plotësonte përkthimin e plotë të Biblës. Edhe ky përkthim u krye nga origjinali. Puna për përkthimin e Dhiatës së Vjetër zgjati rreth dhjetë vjet. Njësoj si për Dhiatën e Re, edhe ajo u krye prej një ekipi të përbërë nga tre përkthyes, duke ndjekur të njëjtën përqasje dhe frymë pune.

Kështu, pas një pune afro njëzetvjeçare, Bibla e plotë “Së bashku” botohet më 2020-ën.

BIBLA - Shkrimi i Shenjtë

SKU: BI0123TI
€20.50Price
Only 1 left in stock
    bottom of page