Dëshmore Fotinia Samaritane (baraz me apostujt), i motrave te saj Fota, Fotida, Parashqevia.
Shën Fotinia ishte gruaja nga Samaria, me të cilën Zoti ynë Jisu Krisht foli te pusi i Jakovit (Joan 4) dhe i zbuloi gjithçka që kishte bërë që nga fëmijëria. Pasi ndryshoi mënyrën e jetesës, ajo shkoi për të shpallur Lajmin e Mirë në vendlindjen e saj dhe konvertoi në Krishterim katër motrat dhe dy bijtë e saj.
Pas martirizimit të apostujve Petro dhe Pavël gjatë persekutimit të Neronit (viti 54), ajo shkoi për të predikuar me sukses besimin në Kartagjenë, bashkë me të birin, Joseun.
Djali tjetër, Viktori, pasi luftoi trimërisht kundër avarëve, u emërua gjeneral dhe u dërgua nga perandori në Galile, me urdhrin për të vrarë të krishterët. Por ai, në vend që të ndëshkonte të krishterët, nxënësit e apostujve, predikonte gjatë gjithë kohës besimin e vërtetë dhe i nxiste besimtarët t’i qëndronin besnikë atij. Madje konvertoi edhe dukën Sebastian, si edhe shumë dinjitarë të shtetit. Kur mësoi për këtë lajm, perandori i arrestoi të gjithë dhe i nxori para gjykatës së tij. Por, kur e kuptoi se nuk do t’ia dilte mbanë të thyente vendosmërinë e tyre, dha urdhër që Viktorit e Joseut t’i këputnin krahët, deri në lartësinë e shpatullave, pastaj i burgosi.
Edhe shën Fotinën e nxorën para gjyqit, por ajo arriti të konvertonte me anë të fjalës bijën e perandorit dhe shërbëtoret e saj. Kjo gjë e zemëroi së tepërmi tiranin, i cili i hodhi të gjitha shenjtoret në furrën e zjarrtë. Me anë të Hirit të Perëndisë, ato mbetën të paprekura, prandaj iu nënshtruan torturave të shumta ku iu nxorën sytë. I flakën në një qeli të mbushur plot me gjarpërinj helmues. Atje iu shfaq Krishti në mes të një drite të shkëlqyer, i shoqëruar nga apostujt Petro dhe Pavël dhe nga një numër i madh engjëjsh të shenjtë. Ai i bekoi duke u thënë: “Paqe në të gjitha ju! Gëzohuni, sepse Unë jam bashkë me ju!”. Ato morën forcën për të duruar vuajtjet dhe dhimbjet e burgimit për tre vjet dhe kështu sollën në besimin e vërtetë shumë paganë.
Kur i nxorën nga qelitë, që t’u bënin tortura të tjera, një engjëll i Perëndisë u shfaq dhe i mbrojti me krahët e tij. Më në fund, tirani urdhëroi që shën Fotinës t’i rripnin lëkurën dhe ta hidhnin në një pus të thatë. Të njejtën torturë urdhëroi dhe për bijtë e saj, ndërsa Sevastianin, pasi i prenë organet gjenitale, e mbyllën në një banjë të infektuar publike. Pastaj urdhëroi t’u prisnin gjinjtë shenjtoreve të tjera dhe t’i rripnin të gjalla. Fotidën e lidhën nga duart midis dy pemëve të përkulura me forcë, të cilat e shqyen kur shkuan në pozicionin e tyre të natyrshëm. Në këtë mënyrë, me anë të këtyre torturave të tmerrshme, shpirtrat e martirëve të shenjtë u larguan së bashku nga kjo jetë për të jetuar në Mbretërinë e Qiejve.
St. Photini Equal to the Apostles
Items will be shipped within 1-3 working days after payment has been cleared by PayPal. Items will be shipped by registered mail. I'm shipping worldwide. Shipping time: 10-40 days. Custom fees, VAX, Tax or any delay with the country regulation would be the buyer responsibility.